Një burrë australian është dënuar me 129 vjet burg në Filipine si pjesë e një rasti të abuzimit seksual të fëmijëve që përfshin viktima të moshës 18 muajshe, ka thënë një prokuror.
“Shpresoj se kjo dërgon një mesazh shumë të fortë për të gjithë abuzuesit, të gjithë trafikantët e qenieve njerëzore, se krimi me të vërtetë nuk paguhet,” tha të mërkurën Merlynn Barola-Uy, një prokurore rajonale në qytetin jugor të Cagayan de Oro, shkruan The Guardian.
Filipinet janë bërë një pikë e nxehtë globale për shfrytëzimin e fëmijëve, paralajmërojnë ekspertët.
Së bashku me Scully u dënua dhe e dashura e tij me 126 vite burg dhe dy të tjerë me më shumë se 9 vite.