Sali Berisha ka kërcënuar se do të shkojnë drejt zhvillimeve të rënda të paparashikueshme, për përjashtimin e dy deputetëve të PD-së Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, të cilët ishin të dehur në Kuvend. Berisha tha se ata do të përgjigjen!
‘Të gjitha raste më takon të vetëpërmbahem në qëndrimet. Nuk mund të kaloj disa standarde. Unë i kam thënë asaj se do e çosh parlamentin drejt zhvillimeve shumë të rënda të paparashikueshme ajo është viktimë e Ramës. As nuk kemi marrë dhe as nuk do të marrim asnjë nismë. Ajo veten dëmton. Përjashtimi i dy deputetëve është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Ju garantoj se opozita do i përgjigjet sepse nga një anë ke një njeri, me një fjalor stër-ordiner, sa herë vjen në parlament. Ai thotë fjalë që mua që jam aty, më vjen turp për ato zonja, se ato janë nëna, janë bashkëshorte, janë vajza, që ulin kokën e nuk thonë një fjalë.Por ne do i përgjigjemi. Unë i them se do përgjigjemi. Koha do e tregojë. Ne nuk mposhtemi. Ata që mendojnë se do na mposhtin me fjalor rrugaçi, gabohen. Ne e konsiderojmë detyrë që të shkojmë në atë parlament. Por nuk ka gjë më të vështirë që të shkosh në parlament dhe të përdorësh atë gjuhë prej rrugaçi ordiner përpara gjithë shqiptarëve.’– tha Berisha.