Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ditën e sotme kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike. Burime bëjnë me dije se Meta shoqërohet nga deputeti Petrit Vasili dhe së bashku janë takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.
Takimi vjen dy javë para protestës së 6 dhjetorit, datë kur liderët e Bashkimit Evropian mblidhen në Tiranë. Në fokus të diskutimeve gjithashtu pritet të jenë primaret dhe zgjedhjet vendore të 14 majit.