Ndonëse nuk mori pjesë në votim, kryeministri Edi Rama thotë se pasi mori miratim në Kuvend me 74 vota pro dhe 35 kundër, ndërtimi i Portit Turistik do të jetë motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin.
“Mirëmëngjes… dhe me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit të Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.