Ka startuar në orën 11:00, në stadiumin “Al Janoub”, sfida Kamerun-Serbi, e vlefshme për Grupin G të Botërorit “KATAR 2022”.
Të dyja përfaqësueset kanë pësuar humbje në ndeshjen debutuese dhe fitorja e parë në këtë edicion të Kupës së Botës është detyrim për objektivin e kalimit të fazës së grupeve.
Mitrovic realizoi golin e tretë kundër Kamerunit, duke dhënë përshtypjen se sfida kishte përfunduar për Serbinë. Gjithsesi afrikanët janë ringjallur dhe kanë realizuar dy herë për 3 minuta. Në të 64 Aboubakhar dhe 66 Choupo-Moting barazuan shifrat. Ndeshje e çmendur në Doha.