TIRANË- Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të mbërrijë ditën e nesërme në Tiranë. Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton vendin tonë, çka është edhe një sinjal për mbështetjen që Gjermania do të vijojë për vendin tonë sa i përket integrimit në BE.
Steinmeier do të pritet me ceremoni zyrtare nga Presidenti Begaj. Ceremonia do të nisë në orën 10:00, ndërsa do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në 10:55. Presidenti gjerman pritet të mbajë një fjalim edhe në seancën plenare që do të zhvillohet ditën e nesërme. Steinmeier do të qëndrojë dy ditë në Tiranë, deri më datë 2 dhjetor.
Vizita e Steinmeier vjen në kuadër të TURIT që ai po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, ndërsa një ditë më parë ishte edhe në Maqedoninë e Veriut.