Nëse kryedemokrati Lulzim Basha nuk i siguron një vend dinjitoz në listën e kandidatëve për qarkun e Durrësit (dmth vendi i 2 apo i 3), kreu i PAA-së, Agron Duka do të dalë në koalicion më vete dhe do i bëjë ftesë partive të vogla në mënyrë që të maksimilizohet sa më shumë vota për të siguruar deputet në disa qarqe të vendit. Kjo deklaratë e kreut të PAA-së, Agron Duka bërë në Report Tv gjatë një interviste në hapësirën “live” të pasdites është një “presion” ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili duket se rrezikon të braktiset nga aleatët e tij. Duka tha se është në negociata me Bashën për të krijuar një listë të përbashkët në mënyrë që ai t’i sigurojë kandidatë në të gjitha qarqet kryesore të vendit dhe sipas tij gjasat janë që opozita të dalë me listë të përbashkët, pasi e ndarë në grupe të fragmentizuar favorizon fitoren e PD. Nëse negociatat dështojnë Duka tha se do të bëjë kalkulimet e veta për të nxjerrë kandidatë ku e ka të sigurt fitoren.

I pyetur nëse do të ketë një koalicion me PS nëse del me listë më vete dhe fiton, Duka tha se kjo është e vështirë, pasi ai po punon që t’i shtojë votat opozitës dhe jo t’i shërbejë Ramës.
Unë besoj se do dalim me listë të përbashkët. Edhe nëse dal vetëm do bëj kalkulimet e mia që të mos i heq vota PD dhe t’i shërbejë Ramës dhe kjo na e bën të pamundur bashkëpunimin me PS”, tha Duka.