Media britanike ‘The Times’ ka zbuluar detaje në lidhje me telefonatën e zhvilluar një ditë më parë mes kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe kryeministrit Edi Rama.
“Shqiptarët të cilët abuzojnë me ligjin britanik të skllavërisë moderne për të shmangur dëbimin, mund të kthehen në Shqipëri dhe pretendimet e tyre si viktima të skllavërisë moderne do të mund të shqyrtohen në vendin e tyre”, – shkruan The Times.
Kështu shkruan The Times, duke hedhur dritë më shumë në diskutimin ndërmjet dy kryeministrave dhe thekson se emigrantët ilegalë shqiptarë që mbërrijnë me gomone mund të dëbohen pa pasur mundësi apelimi për refuzimin e menjëhershëm të kërkesave për azil.
‘Emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria gjithashtu mund të kthehen në vendin e tyre përpara se të shqyrtohen ankesat kundër kërkesave të refuzuara për azil.
Planet pritet të jenë pjesë e një marrëveshjeje të re të kthimit të shpejtë të emigrantëve, një marrëveshje e re mes dy qeverive për dëbimin e shpejtë të shqiptarëve.
‘Dyshja “ranë dakord se duhej bërë më shumë për të trajtuar migracionin e paligjshëm dhe për të trajtuar së bashku krimin e organizuar”, tha Downing Street.