Ish kryeministri, Sali Berisha ka ashpërsuar deklaratat e tij ndaj qeverisë, duke paralajmëruar revolucion dhe përballje pas protestës që u mbajt në 6 dhjetor. Në fjalën e mbajtur në kuvendin e FRPD, kreu i Rithemelimit, kujtoi 32 vjetorin e rrëzimit të regjimit komunist, duke deklaruar se duhej 8 dhjetori të shërbente si frymëzim për të rinjtë e sotëm që këta të fundit të ngriheshin kundër qeverisë aktuale.
Asnjëherë mos harroni se jeni trashëgimtarë të një lëvizje e cila me një guxim epik, në kufijtë elegjendës u përball në vitet ’90 me diktaturën më staliniste të egër më barbare që Europa kishte njohur në historinë e saj. Bashkëmoshatarët tuaj asokohe me në krye Azem Hajdarin mbushën sheshin dhe rrugët e qytetit Studenti. Diktatura korrte dhe vriste moshatarë të tjerë të cilët niseshin për një jetë tjetër por mbeteshin të vdekur në kufijtë e vendit. Ata studentë të udhëhequr nga një bashkëmoshatar i tyre, i shndërruar në një hero brenda 24 orëve, e gjunjëzuan diktatorin dhe i imponuan vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Është kjo trashëgimi e cila do u frymëzojë juve dhe gjithë Shqiptarët në betejën e tyre për dinjitet. Ju fton të ngriheni në lartësinë e idealeve fisnike. Sot fjala dhe kryefjala e kohës është revolucion, revolucion dhe vetëm revolucion”-tha ish kryeministri.