• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

G-7 zotohet të rindërtojë Ukrainën nga shkatërrimi i luftës

17/12/2022
in Botë
0
G-7 zotohet të rindërtojë Ukrainën nga shkatërrimi i luftës

Udhëheqësit e vendeve të Grupit të Shtatëshes rikonfirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur dhe solidaritetin me Ukrainën të hënën, duke u zotuar të plotësojnë nevojat e saj urgjente për pajisje ushtarake për t’u mbrojtur nga agresioni i Rusisë. Në një deklaratë të qarkulluar nga Shtëpia e Bardhë, G-7 dënoi “sulmet e vazhdueshme çnjerëzore dhe brutale të Rusisë ndaj infrastrukturës jetike, në veçanti rrjeteve të energjisë dhe ujit në qytetet në mbarë Ukrainën”.ADVERTISING

Deklarata i quan këto sulme krime lufte dhe dënoi ata që “mbështesin luftën e paligjshme të Putinit”. Deklarata vjen vetëm një ditë përpara takimit të G-7 në Paris me tematikë rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori pjesë në takimin virtual. Kancelari gjerman Olaf Scholz, aktualisht edhe president i G-7, u angazhua për ringritjen e stabilitetit financiar të Ukrainës dhe e krahasoi rindërtimin e Ukrainës me Planin Marshall të Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë, forcat ruse goditën Ukrainën lindore dhe jugore të hënën me raketa, dronë dhe artileri. Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal bëri thirrje për dërgimin e raketave Patriot dhe sistemeve të tjera të teknologjisë së lartë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të Rusisë. Të paktën tetë civilë u plagosën më 12 dhjetor nga sulmet me raketa të forcave ruse në qytetin Hirnyk, në rajonin lindor Donetsk, njoftoi guvernatori Pavlo Kyrylenko.

“Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital dhe po vlerësojmë përmasat e dëmeve”, njoftoi ai në rrjetin Telegram. Zona në Hirnyk, rreth 50 kilometra në perëndim të qytetit të pushtuar Donetsk, u godit nga raketa të shumta të llojit Uragan, tha guvernatori.

Moska “vazhdon të terrorizojë ukrainasit paqësorë”, tha zoti Kyrylenko dhe u bëri thirrje banorëve t’i largohen rajonit Donetsk. Zona është epiqendër e luftimeve të ashpra dhe infrastruktura e dëmtuar energjitike ka lënë miliona njerëz pa energji, ndërsa temperaturat janë nën zero. Të gjitha termocentralet dhe hidrocentralet e Ukrainës janë dëmtuar nga sulmet e fundit të Rusisë që kanë në objektiv rrjetin e furnizimit të vendit, tha të dielën kryeministri i Ukrainës.

Presidenti Zelensky tha gjatë fjalimit të tij të dielën se ekipet e emergjencave kishin arritur të rikthenin pjesërisht energjinë në qytetin jugor Odesa, ku sulmet ruse goditën të shtunën dy centrale energjitike dhe ndërprenë energjinë për 1.5 milionë njerëz. Sipas një zyrtari të lartë të Pentagonit, Rusia do të ketë harxhuar pjesën më të madhe të rezervave të municionit në fillimet e vitit 2023. “Kanë tërhequr nga rezervat e vjetëruara të Rusisë, gjë që sinjalizon se janë të gatshëm ta përdorin atë municion, një pjesë e të cilit është prodhuar edhe 40 vjet më parë”, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Jan Egeland, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve tha të hënën se pritet një tjetër valë prej qindra mijëra refugjatësh nga Ukraina drejt Evropës gjatë dimrit, për shkak të kushteve “të pajetueshme”. “Do të ketë qindra mijëra më shumë, ndërsa bombardimet e tmerrshme dhe të paligjshme të infrastrukturës civile e bëjnë jetën të pajetueshme në zona të shumta”, i tha zoti Egeland agjencisë së lajmeve Reuters.

Në informimin e përditshëm, shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ukrainase kishin zmbrapsur sulmet e forcave ruse në katër pjesë të rajonit lindor Donetsk dhe në tetë zona në rajonin fqinj Luhansk. Këto dy rajone janë ndër katër rajonet që Moska pretendon t’i ketë aneksuar pas “referendumeve” që u quajtën të paligjshme nga Kievi. Ukraina ka thënë se forcat ruse po pësojnë humbje të mëdha në frontin lindor gjatë luftimeve të ashpra që po dëmtojnë edhe forcat ukrainase.

“Ka ditë kur ka shumë të plagosur rëndë; katër apo pesë të gjymtuar së bashku”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters një mjek ushtarak. Të paktën dy veta u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën të hënën në Khersonin e çliruar rishtazi, nga goditje masive me artileri nga forcat ruse, tha Guvernatori Yaroslav Yanushevych.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë vendosje sanksionesh të reja ndaj Rusisë dhe fonde të mëtejshme për ushtrinë e Ukrainës gjatë një takimi të hënën, ndërsa Shtetet e Bashkuara garantojnë vazhdimësinë e mbështetjes për Ukrainën ndërkohë që vazhdojnë sulmet ruse ndaj infrastrukturës jetike. Paketa e propozuar e BE-së që po diskutohet në Bruksel, mund të ofrojë dërgesa armatimesh për Ukrainën me vlerë 2.1 miliardë dollarë.

BE-ja ka vendosur tashmë tetë herë sanksione ndaj elitës dhe industrisë ruse në përgjigje të sulmit që filloi në muajin shkurt. Në raundin e nëntë do të përfshihen zyrtarët e qeverisë, si dhe industria ruse e mbrojtjes dhe bankat. Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi me telefon të dielën me Presidentin Zelensky, një ndër disa telefonata që presidenti ukrainas pati me udhëheqësit botërorë, përpara mbajtjes së bisedimeve të BE-së dhe takimeve të tjera kryesore të kësaj jave.

Ndërkohë në Ukrainë ka mbërritur drejtuesi për operacionet e ndihmave të OKB-së, Martin Griffiths, i cili gjatë një qëndrimi katërditor do të ndalet edhe në qytetin Mykolaiv për të parë situatën e strehimit të njerëzve të zhvendosur nga sulmet e forcave ruse, si dhe në Kherson për të parë se si zyrtarët lokalë dhe të OKB-së po punojnë për të ngritur qendra ngrohjeje për njerëzit që kanë mbetur pa ngrohje, energji dhe ujë në shtëpitë e tyre. Një deklaratë e OKB-së thotë se zoti Griffiths “do të shohë ndikimin e përgjigjes humanitare dhe sfidat e reja që kanë lindur ndërsa rriten dëmet ndaj infrastrukturës në mes të ngricave të dimrit”. Që nga tetori, Rusia ka goditur rrjetin e furnizimit me energji të Ukrainës. Presidenti ukrainas Zelensky thotë se këto sulme janë krime lufte ndaj jetesës së civilëve, ndërsa Moska thotë se janë objektiva legjitime ushtarake./VOA

Tags: g7lufta ne ukrainelufta rusi ukraine
Previous Post

Stuhi dëbore vdekjeprurëse në SHBA, shënohen 3 viktima, anulohen fluturimet

Next Post

Argjentina fiton Kupën e Botës 2022, Messi merr trofeun e parë dhe të vetëm

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Argjentina fiton Kupën e Botës 2022, Messi merr trofeun e parë dhe të vetëm

Argjentina fiton Kupën e Botës 2022, Messi merr trofeun e parë dhe të vetëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.