Mbrëmjen e djeshme Maroku dhe Franca u përballën me njëri-tjetrin në gjysmëfinalen e “Kupës së Botës”, me gjelat që arritën të shkonin në finale pas rezultatit 2-0. Por, edhe pse bënë histori duke qenë skuadra e parë afrikane që arrin deri në këtë fazë, duket se marokenët nuk janë aspak të lumtur.
Në rrugët e Parisit është shkaktuar kaos dhe trazira pasi tifozët marokenë kanë reaguar të revoltuar. Mes tyre ishte edhe një 14- vjeçar i cili, gjatë marshimit të turmës së tifozëve është përplasur nga një makinë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në Rue de la Mosson në qytetin jugor francez. Disa anëtarë të turmës nuk mundën të reagonin në kohë dhe adoleshenti u tërhoq nën rrotat e makinës, duke pësuar lëndime të rënda. po ashtu përleshje ka pasur edhe në Belgjikë, ku jetojnë shumë marokenë.
Tifozët u përleshën në rrugët e qyteteve jugore të Francës, Montpellier dhe Nice, duke lëshuar flakë kundër njëri-tjetrit dhe duke u vënë zjarrin kazanëve të plehrave në rrugë, ndërsa policët kanë përdorur mjete për të neutralizuar situatën.
Rreth 10,000 oficerë policie në Francë dhe Belgjikë po përgatiteshin për kaos në rrugë. Rreth 2,200 oficerë, shumë prej të cilëve të pajisur me pajisje kundër trazirave, janë stacionuar vetëm në Paris me furgona policie dhe barrikada në Champs-Elysees.