Kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se investimet në sistemin shëndetësor plotësojnë kërkesat e qytetarëve dhe nuk ka të krahasuar me situatën para vitit 2013.
Por një video e siguruar nga “Panorama.al” në spitalin e Traumës, në Tiranë, tregon të kundërtën. Kjo sepse shohim se gjendja e makinave të ambulancës nuk është ajo që trumbetohet shpeshherë.
Një polic dhe një mjek i ambulancës që e shtyjnë atë në përpjekje për ta ndezur, nuk është pamja që do donim të shihnim sidomos në këtë situatë të vështirë të shpërthimit të pandemisë së COVID-19.
Tashmë kur ambulancat duhet të jenë në gatishmëri të plotë dhe t’i përgjigjen thirrjeve të qytetarëve, po shohim se ato nuk janë në gjendje as të ndizen vetë./Panorama.al