Autori i sulmit me armë në qendër të Parisit ku vdiqën tre persona dhe u plagosën disa të tjerë, është një 69 vjeçar, i cili kisthe dalë në pension si shofer treni.
Dyshohet se bëhet fjalë për një sulm racist pasi i njëjti person sulmoi një kamp migrantësh vitin e kaluar, duke qëlluar verbërisht pranë Qendrës Kulturore Kurde Ahmet-Kaya. Në një parukeri aty pranë, një oficer hero arriti t’i heqë armën vrasësit, i cili u lirua nga burgu vetëm 11 ditë më parë, për të ndaluar tërbimin e tmerrit pasi plumbat shpërthyen pranë stacionit të Eurostar, duke goditur gjithashtu një restorant aty pranë.