TIRANË– Arrestohet ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë Tiranë, Viola Sterjo. Ish-zyrtarja e Bashkisë është arrestuar në Korçë, pasi akuzohet për veprën penale mashtrim. Sipas njoftimit të Policisë bëhet me dije se Sterjo akuzohet se në gjatë periudhës mars-nëntor 2020 ka përfituar përmes mashtrimit një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllimin se do ndikonte në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetases V. S., 39 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, V. S., dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme,”- njofton Policia.
Në 12 dhjetor 2022 në prokurorine e Korçës ka bërë kallëzim një qytetar i cili kishte nje pronë në Voskopoje dhe në të donte të ndërtonte një hotel. Ai përmes një të njohuri kishte takuar Sterjon, punonjese e AKSH it në atë kohe, e cila i kishte premtuar se do të nderhynte tek AZHBR për të perfituar nje grand. Fillimisht denoncuesi i ka dhënë Sterjos 57 mijë euro dhe 1.000.000 lek.
Nje qytetar nga Pogradeci gjithashtu ka bërë denoncim se i ka dhënë Viola Sterjos shuma të ndryshme, 9 mijë si fillim dhe më pas 28 mije euro për të ndërhyrë tek AZHBR që të përfitonte një grant prej 1. 2 milion euro për të ndertuar një bujtinë. Një tjetër qyetar nga Korça sipas Prokurorise se Korçës i ka dhënë Sterjos 160.000 euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milionë euro. Pas disa muajsh denoncuesi i cili nuk e kishte perfituar grantin i ka kërkuar Sterjos tja kthente shumën e lekëve. Por ajo i kishte thënë, se granti nga 2.2 milion euro do të shkonte në 4.5 milion euro.
39-vjeçarja, Viola Sterjo dyshohet se ka ngritur një skemë mashtrimi duke i marrë para qytetarëve me qëllim ndikimin e saj në institucionet e shtetit. Sterjo dyshohet se ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë euro deri në 90 mijë euro. Subjekteve, ish-drejtoresha u kishte premtuar subjekteve se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural).