Një 60 vjeçare nga fshati Çinar ka ndërruar jetë në ambientet e bashkisë Lushnje. Mësohet se Shpresa Cani, ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike, por pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar drejtorisë së ndihmës sociale.
Sipas burimeve, viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes se emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyre.
Më pas 60 vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.
Sapo ka kryer takimin ajo është ndjerë keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës shtetesja Shpresa Cani kishte ndërruar jete në vend. Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjes ka referuar materialet në prokurorin e rrethit për të hetuar shkaqet e vdekjes se 60 vjeçares.
Mësohet se vitima vuante nga disa sëmundje shëndetësore.