Maroku ka qenë shteti që ka paguar shumat më të mëdha për të korruptuar zyrtarët e Parlamentit Europian. Sipas gazetës gjermane Spiegel, Maroku ka luajtur një rol më të madh se Katari në skandalin që ka njollosur imazhin e institucioneve evropiane ku është përfshirë edhe ish zëvendës presidentja e PE, Eva Kaili e cila ndodhet e arrestuar në Bruksel.
Ka qenë shteti i afrikës veriore ai i cili ka paguar shumëat më të mëdha të parave për të korruptuar zyrtarët europianë në mënyrë që këto të fundit të lartësojnë regjimin e Marokut, duke e shfaqur si të virtutshëm për qytetarët. Deri më tani, përfshirja e Marokut ishte e qartë por jo në nivele kaq të larta. Siç shkruan gazeta gjermane, Maroku ka pasur një pjesëmarrje edhe më aktive nga sa besojnë autoritetet belge.
Dokumentet e klasifikuara të siguruara nga revista gjermane shprehen në mënyrë karakteristike se shërbimi i inteligjencës së jashtme të Marokut “DGED” është përfshirë në nivelin më të lartë të skandalit të korrupsionit dhe ryshfetit.