KOSOVË- Bashkimi Europian dhe NATO kanë nënshkruan në Bruksel rinovimin e marrëveshjes që do të përcaktojë bashkëpunimin mes tyre gjatë viteve në vijim.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel mbajtën sot një konferencë për shtyp në selinë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Bruksel.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, konferenca u pasua nga nënshkrimi i deklaratës së tretë të përbashkët për bashkëpunimin NATO-BE. Ky dokument do të krijojë një vizion se si të dy organizatat do të punojnë së bashku kundër “kërcënimeve të përbashkëta”.
Më herët Stoltenberg tha se aleanca ishte e vendosur për të çuar bashkëpunimin me BE-në në një tjetër nivel. Udhëheqësi i NATO-s theksoi gjithashtu se përpjekja e presidentit rus Vladimir Putin për të prishur marrëdhëniet midis shteteve perëndimore ka dështuar. Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian u vendosën në fillim të viteve 2000, me deklaratën e parë të përbashkët që u nënshkrua më 10 korrik 2018.