Gjykata e Lartë ka zgjedhur anëtarin e nëntë të Gjykatës Kushtetuese. Holta Zaçaj do të zëvendësojë Vitore Tushën të cilës i ka përfunduar mandati. Pas përfundimit të procesit të votimit, Holta Zaçaj dhe kandidatja Elsa Miha siguruan të dyja nga 6 vota. Ndërsa 3 vota u shpallën të pavlefshme. Në këto kushte kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, konsiderohet i zgjedhur.
Në këto kushte, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve vendosi që znj. Holta Zaçaj zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare.