Nga konfirmimet e djeshme me Covid-19, 50 i përkasin qytetit të Beratit. Në këtë qytet, të shumtë janë infektimet në radhët e bluzave të bardha: -1 infermier i kabinetit të neurologjisë, një mjek oksigjenit, një infermier në Repartin e Urgjencësm një infermier në Poliklinikën e Specialiteteve dhe një tjetër infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.
Pas nuk mbeten as të prekurit nga virusi në institucionet arsimore. Kështu të infektuar nëpër shkolla janë: një mësuese në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”, një mësuese në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole”m një mësues në shkollën 9-vjeçare “Shaban Sojli”, një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, një mësues në shkollën 9-vjeçare “Josif Prifti” dhe dy nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”.