Parlamenti Europian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të enjten të mbështesin krijimin e një gjykate speciale për të gjykuar çdo krim lufte të kryer nga Rusia në Ukrainë, sipas mediave të huaja.
Rezoluta u miratua me 472 vota pro dhe 33 abstenime në Parlamentin Europian dhe ritheksoi edhe njëherë vullnetin e BE-së për të siguruar që Moska të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera në Ukrainë.
“Të punojmë në bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën për të kërkuar dhe ndërtuar mbështetje politike në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe forume të tjera ndërkombëtare për krijimin e gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës”, tha PE.