55 të vrarë dhe qindra të plagosur në përballje me forcat e policisë është bilanci i protestave të forta antiqeveritare, prej një muaji, në vendin amerikanolatin, Peru.
Autopsitë e 17 civilëve të vdekur të vrarë gjatë protestave gjetën plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit, shkruajnë mediet vendase. Situata është përshkallëzuar, ndërsa protestuesit kanë djegur të gjallë një polic.