Bill Gates ka paralajmëruar që bota duhet të jetë gati për pandeminë e radhës, që mund të jetë shumë më e rëndë sesa Covid-19. I pranishëm në Institutin Loëy të Sidneit, miliarderi theksoi se liderët politikë duhet të lënë mënjanë keqkuptimet dhe të punojnë së bashku për t’u përgatitur për virusin e radhës.
“Me pandeminë që kaluam u treguam budallenj, nuk kishim pajisjet e duhura, ashtu siç i kemi për zjarret apo tërmetet”, tha Gates. “Ne kemi nevojë për një stërvitje gjithëpërfshirëse të gatishmërisë ndaj pandemisë çdo 5 vjet në nivel vendi dhe rajonal dhe një grup global që u jep pikë të gjithëve.”
Gates, i cili më parë kishte premtuar se do të dhuronte gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi dhe do të përpiqej të sillte barazi në sektorët e shëndetësisë, energjisë dhe arsimit, nuk e la pas dore kritikën se “kapitalizmi i tregut nuk ka arritur të përmbushë disa nga nevojat e më të varfërve. Zërat e tyre mezi dëgjohen në treg”.