Edi Rama në një komunikim online me gazetarët, duke folur për akuzat e liderit të PD-së Lulzim Basha se qeveria po fsheh numrin e viktimave, tha se lideri demokrat po përdor vdekjen për luftën për pushtet.
Rama theksoi se akuzat janë poshtërsi, pasi janë mjekët ata që përcaktojnë diagnozën e vdekjes e se ata mbajnë përgjegjësi deri penale për këtë gjë.
“Është e pamundur të fshihet numri i vdekjeve. Mjeku ka përgjegjësi për këtë gjë dhe të thuash këtë poshtërsi, duhet të mendosh ndër të tjera se mjekët na qenkan budallenj, që të shkelin ligjin për të ndryshuar diagnoza dhe kush do të përfitonte nga kjo, këtë do ta thoshte dikush që vë në lojë imagjinatën, që përdor edhe vdekjen në luftën për pushtet.
Kjo gjë ndodh në të gjithë botën, ky proces është. Partitë politike nuk mund të vënë diagnoza”, tha Rama.