Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku shkruan në rrjetet sociale se Edi Rama dhe qeveria që ai përfaqëson erdhën në pushtet duke gënjyer shqiptarët.
Tabaku shprehet se qeveria ka gënjyer qytetarët në 7 vjet, duke rritur ndjeshëm borxhin dhe detyrimet e prapambetura. Ajo shton se më 25 prill, shqiptarët do t’i tregojnë vendin Ramës dhe qeverisë së tij mashtrues.
Tabaku shprehet se qeveria ka gënjyer qytetarët në 7 vjet, duke rritur ndjeshëm borxhin dhe detyrimet e prapambetura. Ajo shton se më 25 prill, shqiptarët do t’i tregojnë vendin Ramës dhe qeverisë së tij mashtrues.
“Erdhën në pushtet me premtimin se do zerojnë “Detyrimet e prapambetura” dhe i cuan me 620 milione Euro.
Moren kredi dhe rritën borxhin publik me premtimin se do të zerojnë “Detyrimet e prapambetura”.
Burgosen qytetarë sepse nuk kishin paguar detyrimet karshi shtetit ndërkohë që nuk paguajnë detyrimet ndaj të tretëve.
Gënjyen, mashtruan dhe plaçkitën buxhetin e qytetarëve duke u lënë peshqesh të njëjtën shumë të detyrimeve të prapambetura që vetë u zotuan se do ta zerojnë.
Rriten borxhin e fshehur pa bere asnje km rruge, pa ndertuar nje shkolle te re, dhane cdo gje me koncesion e PPP.
Detyrimet e prapambetura sot janë 72.3 mld lekë (620 mln euro) dhe janë kosto në kurriz të shqiptarëve që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe kanë konsumin e ulët në rajon.
Janë litar në qafë për familjarët që po shpenzojnë cdo gje për t’u shëruar nga coronavirus ndërsa shteti është i smëurë nga pangopësia dhe korrupsioni.
Më 25 Prill gënjeshtarëve do t’i tergohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën sa në PPP aq edhe në tendera”, Jorida Tabaku.