Ndërsa universitetet janë lënë të zhvillojnë pa afat mësimin online, Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të hapen seancat plenare. Për këtë arsye, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili pyet se çfarë argumentesh shkencore dhe teknike përdor ky komitet për vendime të tilla.
Ndërsa rastet sot janë rritur më shumë, Vasili thotë se Komiteti thjesht merr urdhrat e qeverisë dhe partisë në mëngjes dhe i kthen në urdhra më vonë gjatë ditës.
Reagimi i plotë:
Komiteti i Eksperteve (i Partisë) mbyll Universitetet dhe hap Parlamentin!?
Dje Komiteti i Eksperteve vendosi qe Universitetet të vazhdojnë on line pa afat sepse situata ishte rënduar.
Sot po i njëjti Komitet Ekspertësh lejon Parlamentin të bëjë seancë plenare!
Kur parlamenti pezulloi seancat dite me pare ne 16 nëntor rastet ishin 602 dhe humbjet e jetës ishin 8 raste, ndërsa sot rastet janë mjaft me shume rreth 800 raste dhe humbjet e jetës 19 pra dy here e ca me e larte.
Pra rritja është realisht kritike dhe e rënde!
Rritje 25% te rasteve te reja epidemiologjikisht fakt i rende dhe i pakalueshem dhe vdekjet rriten me mbi 200%.
Cfare argumente shkencore dhe teknike perdor ky Komitet Ekspertesh??
Asnje argument! Zero logjike shkencore! Zero analize objektive dhe te paanshme!
Thjesht marrin Urdherin e qeverise e te partisë ne mëngjes dhe e kthejne ne urdhrin e Komitetit te Eksperteve!