SHBA- Vala e dytë e COVID- 19 po shkakton shifra tragjike në numrin e rasteve të konfirmuara brenda 24 orëve dhe viktimave në SHBA.
Shumë njerëz të infektuar po mbushin spitalet në SHBA, duke ngritur alarmin mes të stafeve shëndetësore. Pasi goditi qendra të mëdha të njohura metropolitane, si Nju Jorkun, tani Covid-19 po përhapet edhe në zona rurale, të tilla si: Kansas City, sipas raportimeve të Reuters.
Madje, në spitalet e vendeve periferike të SHBA ka mungesë të personelit, e ndonjëherë edhe të shtretërve, për shkak të numrit të lartë të pacientëve. Një zonë tjetër ku COVID-19 po bën namin është edhe ajo midis Ohajos dhe Dakotas. Në këto rajone, rastet e raportuara me Covid-19 janë dyfishi i atyre që njoftohen në zona të tjera amerikane.
Për javën që përfundoi më 19 nëntor, Dakota e Veriut raportoi mesatarisht 1 769 raste të reja ditore për 1 milionë banorë. Dakota e Jugut regjistroi gati 1 500 për milion banorë, Uisconsin dhe Nebraska rreth 1 200, dhe Kansas gati 1000.