Zvicër- Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin jugor të Lugano-s, Zvicër ku një vajzë 28- vjeçare plagosi me thikë dy persona brenda një dyqani. 28- vjeçarja u përpoq të mbyste njërën prej tyre dhe goditi një tjetër në qafë me një thikë, raporton BBC. Njëra prej të plagosurave ka marrë dëmtime serioze, ndërsa tjetra ka marrë plagë të lehta. E dyshuara, 28- vjeçare është hetuar dhe mbahej nën vëzhgim nga policia federale që prej vitit 2017 dhe ky veprim i saj është cilësuar si akt terrorist.