Tiranë- Tani të gjithë personat e prekur me COVID-19 do t’ju përfitojnë barna me rimbursim falas.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka treguar procesin se si duhet të veprojnë qytetarët për të përfituar barnat falas.
Kjo pak ditë pasi ministrja udhëzoi të gjithë qytetarët që po trajtohen në shtëpi nga koronavirusi, se si të përfitojnë rimbursimin e barnave.
Postimi i Ministres Manastirliu
Garantojnë #BarnatFalas për qytetarët e diagnostikuar me #COVID19 që trajtohen në banesë.
Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes.
Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar.