ITALI- Mjeku ORL Bledi Nini ka humbur betejën me COVID19, pasi shkoi për kurim në Itali.
Nini njihej në Shqipëri si një nga specialistët më të mirë në fushën e Otorinolaringologjisë me mbi 20 vite eksperiencë.
Nini u trajtua për disa ditë në Shqipëri, por përkeqësimi i simptomave bëri që familja ta dërgonte atë për një trajtim më të specializuar në Itali, ku pavarësisht ndihmës nga mjekët, ai nuk ia doli.