Korçë- Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë si pasojë e COVID-19, çifti i të moshuarve kanë humbur jetën.
Çifti i bashkëshortëve, 69 dhe 70 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e virusit, të cilët prej disa ditësh ishin shtruar në spital për të marrë kurimin e nevojshëm për Covid-19, dhe ditën e sotme humbën jetën.
Bëhet me dije se çifti ishin prindërit e drejtorit të spitalit në qytetin e Korçës, Litjan Broka.