Vlorë- Polici ae qytetit të Vlorës ka vënë në pranga juristin e Kadastrës.
Sipas njoftimit zyrtar, 56- vjeçari, me inicialet H.SH është hetuar nga prokuroria për 1 vit, pasi juristi në fjalë ka falsifikuar dokumentat e një banese në qytetin e Vlorës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vihet në pranga një jurist i Kadastrës në Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ndaluan shtetasin:
-H. Sh., 56 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Hetimet për këtë shtetas janë kryer nga Seksioni i Krimit Ekonomik në DVP Vlorë dhe Prokuroria e Vlorës, për një periudhe 1-vjeçare, pasi shtetasi H. Sh. ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin e Vlorës.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Lajm në përditësim…