Tiranë– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim së bashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca janë takuar ditën e sotme me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese,Vitore Tushën.
Ambasadorja amerikane, Kim përmes një psotimi në Twitter është shprehur se takimi që do të mbahet ditën e nesërme do të çojë para procesin e ngritjes së Kushtetutës.
Postimi i Yuri Kim:
““Luigi Soreca dhe unë u takuam sot me Kryetaren e KED Tusha, për të rikonfirmuar afatin kohor për emërimin e kandidatëve të kualifikuar në Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED – i cili, si zakonisht, përfshin vëzhgues nga Parlamenti & Presidenca duhet ta çojë procesin përpara, në mënyrë që Shqipëria të ketë një GJK funksionale deri më 31 dhjetor. Kur kjo të ndodhë, udhëheqësit – sidomos Presidenti Meta, Kryetari i Parlamentit Ruçi & Kryetarja e KED Tusha – do të meritojnë lëvdata për ndërmarrjen e veprimeve urgjente në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias & në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi.”- shkruan Kim.
Ndërsa Soreca thekson se Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit dhe se funksionaliteti i saj është kusht për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE në konferencën e parë ndërqeveritare.
“Së bashku me ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri takova sot Vitore Tusha, Kryetarja në detyrë e Këshillit të Emërimeve në drejtësi. Ajo na informoi për punën e Këshillit për të plotësuar vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. KED do të mblidhet nesër dhe është thelbësore për të çuar përpara procesin, duke u mbështetur në opinionin e Komisionit të Venecias, në mënyrë që Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit. Sigurimi i funksionalitetit të saj të plotë është një kusht kryesor për të filluar bisedimet e pranimit në Konferencën e parë ndërqeveritare.
BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë për reformën në drejtësi dhe qëndron në krah të saj si një anëtare e ardhshme e BE”, shkruan ambasadori Soreca në “Twitter”.