Pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Përmes një shënimi në facebook, Rama thotë se shprehja më prekëse që ka lexuar deri tani në lidhje me raportimet mbi vdekjen e Maradonës është: “Dora e Zotit u kthye tek Zoti”.
Teksa e quan “Moxarti i Futbollit”, Rama shkruan se Maradona mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij.
“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij…
U prehtë në paqe”, shkruan Rama.