• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

U zhvesh dhe u lidh në mal, 28-vjeçari shqiptar inskenoi gjithë rrëmbimin e tij

25/11/2020
in Kosova, Rajon, Sociale
0
U zhvesh dhe u lidh në mal, 28-vjeçari shqiptar inskenoi gjithë rrëmbimin e tij

Ishte zhveshur, kishte lidhur vetën me një shirit ngjitës, por jo edhe duart, të cilat i kishte vendosur pas shpinës, e kishte lënë telefonin në një vend dhe e kishte lëshuar të incizojë, ku më pas kishte nxjerrë fotografi për t’i shpërndarë në rrjete sociale, të cilat i kishte paraqitur si prova për rrëmbim nga dikush.

Rrobat e telefonin për të cilat kishte deklaruar se ia kanë marrë personat që e kanë rrëmbyer, i kishte fshehur diku në mal.

Krejt këto i ka pranuar vetë ai, pas hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë.

Rasti i cili deri më tani po hetohej si “Rrëmbim”, tash ka ndryshuar. Ai është rikualifikuar si “Deklarim i rremë”.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Express nga Policia e Gjakovës.

“Rasti rikualifikohet si ”Deklarim i rrejshëm”. Pas një pune intensive të njësiteve të hetuesisë dhe i gjetur para provave që posedon policia, i dyshuari ka pranuar se ka inskenuar rastin e rrëmbimit. I njëjti ka treguar edhe vendin ku ka fshehur telefonin dhe provat tjera, prandaj mbështetur në këto rrethana, me urdhër të prokurorit të shtetit rasti rikualifikohet si ”deklarim i rrejshëm”. Veprimet tjera si pjesë e procedurës do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent”, kanë deklaruar nga policia.

Si ndodhi e tërë ngjarja:

Kishte dalë nga shtëpia e tij në fshatin Rud të Malishevës, mbrëmjen e së shtunës. I shqetësuar, familjarëve ju kishte thënë se po shkon te lumi, por që nga aty nuk u kthye më. Familjarët kërkuan ndihmën e qytetarëve për ta gjetur 28-vjeçarin Jetmir Rudi. Gjatë së dielës, Policia pati dyshime se Jetmiri është rrëmbyer. Ai u gjet mbrëmjen e së dielës, i lidhur e i zhveshur, në mal në afërsi të shtëpisë. Por, krejt këtë ngjarje, po dyshohet se e ka inskenuar vetë.

Mëngjesin e së dielës, u përhap lajmi se Jetmir Rudin nga fshati Rud i Malishevës është zhdukur. Familja e tij e kishte lajmëruar rastin në Polici, si dhe kishte kërkuar nga qytetarët të lajmërojnë në një numër telefoni të cilin e kishin vënë në dispozicion.

Gjatë ditës, në Instagramin e Jetmirit u publikua një fotografi ku ai shihej i lidhur e i zhveshur në një mal. Madje, mbi fotografi ishte shkruar një mesazh që ngjallte dyshimet se atë e ka rrëmbyer dikush.

Pas kërkimeve që u bënë gjatë së dielës, në mbrëmje Jetmiri u gjet i lidhur e i zhveshur, njëjtë si në fotografinë që u publikua.

Ai u dërgua në Spitalin e Malishevës për trajtim mjekësor, pasi gjendja e tij emocionale nuk ishte e mirë.

Jetmiri kishte deklaruar se është goditur në kokë nga dikush.

Por, këto pretendime të tij i hedh poshtë raporti i mjekut, të cilin e ka siguruar Express, e ku thuhet se nuk vërehen shenja të dhunës në fytyrën apo trupin e Jetmirit.

Njëjtë ka deklaruar edhe mjeku kujdestar në Spitalin e Malishevës, Afrim Krasniqi.

“Parametrat i ka vitale. Ka qenë pak i shqetësuar, por nuk ka pasur shenja të dhunës”, ka deklaruar Krasniqi për Express.

Nga Malisheva, Jetmiri ishte dërguar në Prishtinë për trajtim të mëtejmë mjekësor, por edhe nga aty u lirua.

Prokurori Ali Uka, ka deklaruar për Express se dyshimet e deritanishme janë se rasti është i inskenuar dhe nuk ka të bëjë me rrëmbim.

“Ai është gjetur nga familjarët dhe është në familjen e tij. Rasti dyshohet se është inskenuar. Ai ka deklaruar se e kanë goditur në kokë dhe trup, por mjekët kanë konstatuar se nuk ka shenja të dhunës. Ai nuk ka qenë mirë psiqikisht, edhe më herët është trajtuar për probleme psikike”, ka deklaruar Uka.

Uka tha se edhe fotografia e postuar në Instagramin e Jetmirit ka qenë inskenim.

“Ka postuar fotografi në rrjete sociale, e ka postuar edhe një shirit me të cilin është gjetur i mbështjellë, por e ka larguar fotografinë”, ka deklaruar Uka.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka treguar për Express se si ka rrjedhur e tërë ngjarja.

“Rreth orës 09:00 të datës 22.11.2020 familjarët kanë raportuar rastin person i zhdukur ku sipas tyre viktima një ditë më parë, rreth orës 17:00 ishte larguar nga shtëpia dhe që atëherë nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rreth orës 14:00 policia në Malishevë ka marrë një informatë se dyshohet viktima mund të jetë rrëmbyer nga persona të panjohur”, ka deklaruar Graishta.

Ai ka thënë se pas ekzaminimeve të nevojshme, viktima është liruar për në shtëpi, ndërkohë që policia po vazhdon ta hetojë rastin.

“Të gjitha njësitet relevante i janë përgjigj rastit dhe kërkimi ka vazhduar deri në mbrëmje kur viktima është gjetur nga familjarët e tij afër fshatit. I njëjti është dërguar fillimisht në QKMF Malishevë për t’iu ofruar ndihma e parë e më pas në QKUK Prishtinë. Sipas mjekut viktima nuk ka lëndime të dukshme dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Pas ekzaminimeve të nevojshme viktima është liruar në shtëpi ndërkohë që policia po vazhdon me hetimin e rastit”, ka thënë Graishta për Express.

Graishta tha se lidhur me këtë rast janë intervistuar shtatë persona në cilësi të dëshmitarëve, si edhe vetë viktima.

Ai tha se deklaratat janë kundërthënëse, prandaj bazuar në këtë, mund të ketë rikualifikim të veprës penale.

“Aktualisht, rasti po trajtohet si person i zhdukur-i gjetur me dyshimet për rrëmbim. Deri më tani janë intervistuar 7 persona në cilësi të dëshmitarëve dhe vetë viktima. Dëshmitë dhe deklaratat në dispozicion janë mjaftë kundërthënëse andaj pas analizimit të provave, në bashkëpunim me prokurorin kompetent mund të kemi rikualifikim të veprës penale”, ka thënë Graishta.

Ndërkohë, burime të Gazetës Express kanë deklaruar se mesditën e së dielës (rreth orës 12:00) e kanë takuar Jetmirin në rrugë dhe e kanë përshëndetur.

Të njëjtat burime kanë thënë se në kohën kur e kanë takuar, Jetmiri mbante në duar një shirit (izolir), me të cilin më pas në fotografitë e publikuara është parë i lidhur.

Ndërkaq ai kishte deklaruar se ka qëndruar i lidhur e i zhveshur gjatë gjithë natës./Express/

Tags: albanews
Previous Post

Ndarja nga jeta e Maradonës/ “Dora e Zotit u kthye tek Zoti”- Rama: Kjo ishte shprehja më prekëse…

Next Post

VIDEO- Qeveria miraton trajtimin financiar për punonjësit e Policisë së Burgjeve. Sa janë shumat që do të përfitojnë

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para!

28/01/2023
Next Post
REFORMA NË DREJTËSI/GJONAJ :NDIHMA JURIDIKE FALAS PËR QYTETARËT, ZGJIDHJE E VLEFSHME!

VIDEO- Qeveria miraton trajtimin financiar për punonjësit e Policisë së Burgjeve. Sa janë shumat që do të përfitojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.