• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

VIDEO- Qeveria miraton trajtimin financiar për punonjësit e Policisë së Burgjeve. Sa janë shumat që do të përfitojnë

25/11/2020
in Aktualitet
0
REFORMA NË DREJTËSI/GJONAJ :NDIHMA JURIDIKE FALAS PËR QYTETARËT, ZGJIDHJE E VLEFSHME!

Qeveria ka miratuar trajtim financiar shtesë për punonjësit e Policisë së Burgjeve. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj bëri me dije detajet e Vendimit të Këshillit të Ministrave që u miratua sot.

Një nga garancitë kryesore të parashikuara në nismën ligjore të Ministrisë së Drejtësisë të miratuar si ligj nr.80/2020 nga Kuvendi në qershor të vitit 2020 “Për Policinë e Burgjeve” ishte edhe krijimi i garancisë për barazimin e punonjësve të Policisë së Burgjeve me pagë dhe përfitime të tjera financiare shtesë, me punonjësit e Policisë së Shtetit, për shkak të natyrës së punës që ata kanë.

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për trajtimin me pagë e shtesa mbi pagë dhe për procedurën e kompensimit financiar gjatë qëndrimit në punë të punonjësve të policisë së burgjeve”, i cili përcakton trajtimin me pagë, shtesën mbi pagë, si shtesa për natyrë të veçantë pune, ashtu edhe shtesa për çdo vit vjetërsie shërbimi, si dhe kompensimet e shpenzimeve të udhëtimit, kompensimi për qiranë e banesës ashtu edhe trajtimi me ushqim pa pagesë.

Në VKM e miratuar sot përcaktohet e drejta e përfitimit të kompensimeve të shpenzimeve të udhëtimit, në vlerë lekësh për muaj, bazuar në distancën në kilometra nga vendbanimi i punonjësit që fillon nga shuma 3,000 Lekë në muaj për distancën më të shkurtër prej mbi 36 km deri në 15,000 Lekë në muaj për distancën më të gjatë, 200 km kur punonjësi komandohet larg vendbanimit.

Në VKM e miratuar sot, përcaktohet gjithashtu edhe drejta e përfitimit të kompensimit për qiranë e banesës, kur punonjësi është transferuar apo komanduar. Ky përfitim është i njëjtë me punonjësit e policisë së shtetit dhe merret nga punonjësi i Policisë së Burgjeve që transferohet ose komandohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm, për shkak të detyrës ose për nevoja pune, në rastet kur fjetja, transporti dhe ushqimi nuk sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Këtë kompensim punonjësi e përfiton nëse transferohet ose komandohet në largësi mbi 36 km.

Gjithashtu, në këtë VKM parashikohet edhe e drejta e kompensimit për ushqim, në rastet kur është i pamundur trajtimi me ushqim nga institucioni.

Miratimi i këtij Vendimi të Këshillit të Ministrave do të bëjë të mundur realizimin e një trajtimi më të mirë në pagë dhe në shtesa mbi pagë të punonjësve të Policisë së Burgjeve, në zbatim të legjislacionit përkatës.

Efektet Financiare dhe Përfitimet nga VKM

  1. Nga zbatimi i pagës bazë për gradë, për periudhën 07.08.2020 deri 30 nëntor 2020, shtesa është 42.3 milion lekë.
  2. Nga zbatimi i pagës bazë për gradë dhe i shtesës për vjetërsi shërbimi, efektet financiare për vitin 2021 për pagën bazë për gradën, si dhe efektet për shtesën për vjetërsi shërbimi që hyn në fuqi me datën 01 janar 2021, llogariten rreth 180 milion lekë.
  3. Nga zbatimi i shtesës për natyrë të veçantë pune, shtesë që do të fillojë zbatohet  nga data 1 Janar 2022, efektet financiare llogariten rreth 120 milion lekë.
  4. Kosto totale e shtesës për gradë, shtesës për vjetërsi në punë dhe shtesës për natyrë të veçantë pune, për vitin 2022, llogariten rreth 306 milion lekë.
  5. Efektet financiare nga parashikimi për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit, kompensimit për qeranë e banesës si dhe të trajtimit me ushqim pa pagesë për punonjësit e Policisë së Burgjeve, që transferohen ose komandohen jashtë vendbanimit të tyre, llogariten rreth 20.8 milionë lekë në vit.

Padyshim që Vendimi i miratuar sot nga Këshilli i Ministrave është një premtim i mbajtur nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë Shqiptare në të mirë të punonjësve të Policisë së Burgjeve.

Sot një nisëm madhore e Ministrisë së Drejtësisë u realizua. Por Ministrja Gjonaj deklaron se sfidat janë të realizojmë çdo premtim në të mirë të punonjësve policorë dhe civilë të sistemit penitenciar dhe jemi shpresëplotë që edhe nismat e tjera do të finalizohen me të njëjtin sukses.

Tags: albanewspolicia e burgjeverritje rrogash
Previous Post

U zhvesh dhe u lidh në mal, 28-vjeçari shqiptar inskenoi gjithë rrëmbimin e tij

Next Post

Presidentja e Kosovës shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Presidentja e Kosovës shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë

Presidentja e Kosovës shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kush është këngëtari italian që refuzoi të dalë me Monica Bellucci

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kapet fieraku me karabinë, kishte kultivuar kanabis në vazo lulesh në Fier

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.