TIRANË– Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka kujtuar tërmetin e 26 nëntorit 2019. Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se sot kujtohen viktimat e një viti më parë ndërsa rikujton se BE dhe shtetet anëtare janë krah Shqipërisë.
‘Më 26 Nëntor 2019 shqiperia u godit nga një tërmet shkatërrues. Një vit pas, ne kujtojmë 51 viktimat e asaj dite të tmerrshme dhe solidariteti i BE dhe shtetet anëtare ndaj popullit shqiptar. Tani ne punojmë për të rimekembur ! #Me te forte se bashku.
Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur ende në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.