ÇLIRIM GJATA
Edi Rama është një kryeministër që vetëm ka bërë shoë me fatkeqësinë. Ai mban përgjegjësi për vjedhjet dhe abuzimet në zonat e dëmtuara jo vetëm pas, por edhe para tërmetit. Ishin këto abuzime që sollën një pjesë të madhe të pasojave të tërmetit. Që nga indiferenca që tregoi për tërmetin e 21 shtatorit për banesat në Thumanë e Bubq e deri te vjedhja e fondeve në rikonstruksionin e shkollave që me 26 nëntor u shembën sikur të ishin prej kashte.
Ai nuk e mbajti premtimin për banesat individuale se do të ishin gati në dhjetor. Deklaroi se do të punohej me tre turne dhe se pandemia nuk do ta pengonte. Ndërkohë që kullat e Erion Veliajt në Tiranë ngriheshin gjatë pandemisë, banesat e shkatërruara të banorëve të Bubqit nuk u preken me dorë, as në një ditë pune, jo më me turne. Disa dhjetra familje në këtë njësi vazhdojnë të jetojnë nëpër çadra me pleq, gra e fëmijë, njsoj sç ndodh edhe në zona të tjera të prekura nga tërmeti.
Realiteti sot, 1 vit pas tërmetit është se kemi 76 milionë euro të tenderuar për shtëpi individuale, por fare pak të përfunduara.
Dhe kjo ka ardhur për shkak klientelizmit në tëndera dhe abuzimit me këto fonde. Në kto kushte askush nuk mund të thotë se ku kanë shkuar këto para dhe se kur do të implementohen në ndërtim-rindërtim banesash. Deri tani fjalë dhe propagandë, por jo banesa.
Nën drejtimin e Edi Ramës, procedurat u zvarritën qëllimisht. Plani ishte të kënaqte sa më shumë klientët dhe t’i mbajë njerëzit me gënjeshtra deri në zgjedhje.
Është kryeministri që përdor fatkeqësinë e njerëve për të zhvatur paratë nga buxheti dhe për të përfituar politikisht.
Ai nuk preket nga kjo fatkeqësi, nuk preket nga nga familje pa banesa. Nuk do t`ia dijë se e ka detyrim ligjor rindërtimin. Gjithshka që bën, e bën vetëm në interes të pasurimit financiar te tij dhe shpurës që e rrethon dhe në interes të pozitës së tij politike.
Ajo që na duhet është një qeveri që mban premtimet, një qeveri që punon për njerëzit.