Tiranë– Ditën e sotme, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar takimin me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazhelin i cili ka marrë këtë detyrë pak muaj më parë.
Kim shkruan se kanë rënë dakord se do të rrisin bashkëpunimin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Unë u takova me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazhelin, për të diskutuar rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm, sigurimin e sigurisë dhe kontrollit në lëvizjen e mallrave, si dhe sigurimin e përgjegjësisë. Ne ramë dakord për të rritur bashkëpunimin për të ndaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, shkruan ambasadorja Kim.