Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh e bindur se vetëm PS është në gjendje të çojë deri në fund procesin e rindërtimit të banesave dhe godinave të dëmtuara nga tërmeti i 1 viti më parë.Ajo deklaroi se nëse Rama del në opozitë, ky proces do të rrezikohet dhe do të vonohej pafund.
Patjetër që rrezikohet nëse nuk do të vazhdohet të jetë e njëjta skuadër. Dua të them që nga kryeministri Rama deri tek çdo punëtor i thjeshtë. Nëse kjo çështje merret nga persona që thjeshtë duan të ndërhyjnë në këtë mekanizëm atëherë ky proces rrezikohet. Ne kemi shumë institucione arsimore të cilat vetëm kalimi i një skuadre në tjetër unë e shoh si një proces të padomosdoshëm. Rindërtimi mund të bëhet vetëm nga një ekip me vizion largpamës. Jo më larg se sot, Rama ka firmosur një bashkëpunim për 2000 banesa në zonën e Spitallës. Kemi një fond për 2021, një pjesë e tyre janë nga buxheti i brendshëm dhe një pjesë nga donacionet. Hapi i parë që ndërmorëm ka qenë hartimi i projekteve për emergjencën. Ne më pas nënshkruam me komunitetin europian për shumën prej 40 mln eurosh. Këto mund të mos jenë lëvruar në terren. Të flasësh sot për të gjithë donacionet që janë përthithur, janë ende në proces dhe nuk mund t’i llogarisësh” – u shpreh ministrja.
Margariti u shpreh se ka shumë familje të cilët ende jetojnë në çadër, ku shumica janë në zona rurale. Ajo thotë se shumë prej tyre refuzojnë të lënë tokën e tyre.
Ka familje të cilat vazhdojnë të qëndrojnë në çadra pasi nuk duan të largohen nga ata. Këtyre personave u është ofruar bonusi i qirasë. Ky mekanizëm është përqafuar nga shumë qytetarë. Këto persona do vazhdojnë të qëndrojnë brenda gjësë së gjallë. Ne kemi ndeshur rezistencë nga shumë qytetarë që nuk duan të largohen nga tokat e tyre. Familjet kanë marrët grantin e rikonstruksionit, teksa shumë janë kthyer në banesat e tyre. Në zonat urbane kemi lagje të tëra që do të ndërtohen” – tha Margariti.