Elbasan- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:00 në lagjen “11 janari” në Elbasan dy automjete janë përfshirë nga flakët.
Bëhet me dije se automjeti tip ‘Volvo’ me targa AA 123 OD në pronësi të shtetasit Daniel Duka, ndërsa automjeti tjetër tip Ford fokus me targë AA 993 BN në pronësi të shtetasit Aleksander Bragjecit.
Zjarrfiksja mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe pasi u shuajtën flakët policia nisi punën për hetimin e zjarrëvënies që dyshohet si e qëllimshme.