Policia e Lezhës ka arrestuar një 61-vjeçar, i cili është kapur me armë pa lejë. Shtetasit N. P. i janë gjetur të fshehura në dyqanin e tij një armë zjarri automatik dhe një armë gjahu.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.