Ish-kryetari i bashkisë së Pukës nga radhët e Partisë Demokratike, ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Beqir Arifaj arriti ti shpëtonte dot virusit, duke ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të premteje. Lajmi u bë i ditur nga miq dhe të afërm të të ndjerit.
“Ai ishte një personalitet mjaft aktiv i jetës politike sociale dhe ekonomike të zonës së Iballes dhe Pukes. Ngushëllimet tona familjes Arifaj”, thuhet në një mesazh.