GJIROKASTËR– Një shtetas është ndaluar në Kakavijë pasi ka tentuar të kalojë kufirin dhe pse është i infektuar me Covid.
V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private. Atij iu është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.
Ai do të akuzohet për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.