Publicisti Veton Surroi ka reaguar për herë të parë “ABC” pas vendimit të Këshilli i Qarkut të Kukësit, për t’i hequr titullin qytetar nderi, në fakt vetëm për disa minuta, pasi kryebashkiaku Safet Gjici u tërhoq duke kërkuar falje publike, pas “shuplakës” së kryeministrit. Surroi u shpreh se u befasua nga lajmi që mori.
Ai tha se në kohën kur ka shkruar për UÇK-në, ata që morën vendimin sot nuk e dinin se cfarë ishte kjo lëvizje, ndërsa shtoi se “një vendim i çuditshëm që i ngjasonte gjykimeve politike gjatë kohës së komunizmit se sa një bashkie në kohën e demokracisë.
Një këshill bashkiak nuk besoj se kanë kualifikim të mjaftueshëm për të bërë vlerësime historike dhe nuk besoj se është puna e tyre, e tejkalon pak edhe kontekstin edhe kohën.
Nuk mund të kemi kryetar bashkishë që e shndërrojnë veten edhe në akademikë, prokurorë, gjykatës, historinë dhe cdo gjë tjetër” tha ai, në Radarin Informativ përballë gazetares Jonida Shehu në “ABC”.