Në këtë ditë, 108 vite më parë Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në Vlorë, duke shpallur pavarësinë e vendit tonë.
Kjo ditë që shënon dy ngjarjet më të rëndësishme historike në vend, dhe festohet nga të gjithë shqiptarët në mbarë botën në botë. Po më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj.
Ngritja e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali, njihet ndryshe edhe si nëntori i dytë.
Ajo që e bën ndryshe këtë vit këtë festë është fakti që vendin tonë e ka gjetur të mbërthyer nga pandemia e Covid-19. Kjo nuk i lejon shqiptarët të nxjerrin entuziasmin për të ngritur flamujt kuqezi nëpër sheshe e për të brohoritur në emër të Pavarësisë së vendit, ashtu siç ndodh çdo vit.
Kësaj here, i mbërthyer nga kthetrat e pandemisë, Shqipëria nuk do ta ndjerë erën e festës së Pavarësisë. Madje autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë sot, duke shmangur grumbullimet, infektimet dhe njëkohësisht gjobitjen.