Në 108 vjetorin e Ditës së Flamurit, datë që përkon edhe me ditën e lindjes së komandantit të UÇK-së Adem Jashari, kreu i Partisë Demokratike ka kujtuar figurën legjendare. Lideri demokrat thekson se Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim.
“8 vjet më parë, në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe me nderet me të larta ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë, si simbol i mirënjohjes kombëtare dhe kujtesës së pamort për veprën e tij për lirinë e Kosovës” shkruan Basha.