Një urim i veçantë i ka ardhur Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë 108-vjetor të Pavarësisë. Kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi për nder të Ditës së Flamurit. Vetë faqja e saj zyrtare ka ndarë një video nga momenti, kur Burj Khalifa vishet me ngjyrat e flamurit shqiptar, ndërsa në sfond është himni jonë kombëtar.
Kulla ka ndriçuar kuq e zi gjatë pasdites së sotme dhe ka qëndruar ashtu për të paktën dy minuta. Burj Khalifa është struktura më e lartë në botë. Ajo filloi të ndërtohej në vitin 2004. Lartësia e Burj Khalifa është 828m që përbënë një sfidë në vete për inxhinierinë.