ITALI- Tre persona kanë humbur jetën në Itali, për shkak të motit të keq që ka përfshirë zonën e Nuorese-s në ishullin Sardegna të Italisë. Midis viktimave është një burrë, i cili ka mbetur në makinën e tij dhe një grua e moshuar.
Sipas mediave situata në vend është kritike, pasi shirat e rrëmbyshëm kanë përfshirë vendin. Si pasojë përveç viktimave, bëhet e ditur se janë zhdukur edhe 2 persona të tjerë.
Ndërkohë, mësohet se uji i furishëm ka pushtuar të gjithë zonën duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.
Reshjet e dendura të shiut kanë fryrë kanalet dhe përrenjtë. Raportohet gjithashtu edhe për deme në infrastrukturë siç është prishja e urave apo rrugëve.