Deputetja Rudina Hajdari dhe anëtarët e tjerë të “Thurjes” po bëjnë një prezantim të partisë dhe të ideve të këtij grupi. Së bashku me drejtuesin e nismës “Thurje”, Endri Shabani ajo ka bërë një ftesë për bashkim ndaj çdo shqiptari që ndien për tu shkëputur përfundimisht nga kjo klasë politike.
Hajdari ka deklaruar se shqiptarët janë të pasur por të vjedhur. Pas 30 vitesh sipas saj më në fund ka shpresë por ajo që duhet është bashkimi.