SHKODËR– Policia e Shkodrës bëri me dije se nuk do publikonte emrat e autorëve të cilët morën pjesë në ekzekutimin e Ridvan Ramazanit, mirëpo Dosja.al ka siguruar emrat e tyre.
Autori i dyshuar i vrasjes së 45 vjeçarit në Shkodër është shtetasi Duel Mehmedaj.
Në makinë me të ka qenë edhe vëllai i tij, Hydajet Mehmedaj, por burimet thonë se ai nuk ka bërë asnjë veprim. Ata janë nga i njëjti fshat, ai i Darragjat. Mehmedajt konsiderohen fis i “fortë” në zonën e Shkodrës.
Ata dyshohet se janë konfliktuar me të birin e Ramazanit e më pas ngjarja ka rrjedhur në vrasjen e 46 vjeçarit që u përfshi për ti dalë në mbrojtje djalit.